Të pengon mënyra si duket buzëqeshja jote?
Dhëmbë të shtrembër, të dalë jashtë vijës natyrale, me hapësira mes tyre apo me njolla të errëta – të gjitha këto të bëjnë të hezitosh kur buzëqesh. Rifito vetëbesimin me ndihmën e fasetave dentare. Ato janë shtresa shumë të holla porcelani ose qeramike, të punuara në laborator sipas përmasave të gojës dhe përshaten në mënyrë perfekte.
Kur përdoren fasetat dentare?
- Dhëmbë të nxirë ose me njolla.
- Dhëmbë të dëmtuar ose me mbushje të mëdha që kanë ndryshuar ngjyrë.
- Dhëmbë të shkurtër ose të vegjël për shkak të gjenetikës ose konsumimit.
- Hapësira ndërmet dhëmbëve.
- Përmirësime të vogla estetike ortodontike.
Si realizohen?
Nevojiten dy seanca: në të parën bëhet përgatitja e dhëmbit dhe merret forma. Në të dytën, fasetat vendosen përfundimisht. Në raste të veçanta, mund të nevojitet edhe një model paraprak ose zbardhje paraprake.