Kirurgjia orale dhe implantologjia përfshijnë trajtime të avancuara për restaurimin e funksionit dhe estetikës së gojës. Këto procedura realizohen nga specialistë të kualifikuar, duke përdorur teknologjinë më moderne dhe materiale me cilësi të lartë.
Shërbimet tona përfshijnë:
-
Heqje të dhëmbëve të dëmtuar ose të pashërueshëm
-
Implantim dentar -zëvendësim i dhëmbëve të munguar me implante titanike që funksionojnë si rrënjë natyrale
-
Rigjenerim kockor - ndërhyrje për përforcimin e strukturës kockore në rastet me mungesë mase kockore
-
Sinus lift - procedurë kirurgjikale që përgatit zonën për vendosjen e implanteve në nofullën e sipërme
Implantet janë një zgjidhje afatgjatë, estetike dhe funksionale për të rikthyer buzëqeshjen dhe përtypjen natyrale. Me planifikim të kujdesshëm dhe kujdes pasues, rezultatet janë të qëndrueshme dhe të sigurta.