Turzmi dentar në Kosovë është një mundësi shumë e mirë për të shfrytëzuar trajtime dentare me çmime dukshëm më të ulëta se në Europë dhe SHBA. Bukuria e qyteteve në Kosovë, historia dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve, ju ofron që përveç shërbimeve mjekësore me kualitet shumë të lartë ju të kaloni një eksperiencë të paharrueshme në vendin tone.
"Metropolis" ofron shërbime stomatologjike që respektojnë standardet ndërkombëtare, me
teknologji moderne dhe çmime shumë më të përballueshme për turistët. Procedurat dentare janë
deri në 60% më të lira se në vendet perendimore.
Përveç shërbimeve dentare, Kosova ofron një esperiencë unike gjatë qëndrimit tuaj këtu.
Pacientët mund të eksplorojnë bukuritë që ofron vendi jonë. Me qytetin e vjetër të Prizrenit,
malet e bukura të Rugovës, bukuritë piktoreske të Gjakovës, gjallërinë e Prishtinës, ju përveç
trajtimit dentar do keni një pushim të paharrueshëm këtu.
Ne ofrojmë një game të gjerë opsionesh për akomodim që i përshtaten buxhetit tuaj, duke ju
akomoduar në hotelet më të bukura të qytetit. Kosova përmes Airportit Ndërkombëtar të
Prishtinës, është e lidhur me qytetet evropiane me fluturime direkte, duke ju ofruar juve qasje
të lehtë deri te klinika jonë. Ne ofrojmë asistencë 24 orë gjatë gjithë qëndrimit tuaj prej
momentit që ju arrini në Kosovë me guida të specializuara.

Galeria








