Trusted by industry leaders.
Loved by customers.

Historiku

Klinika Stomatologjike Metropolis është themeluar në vitin 1992 nga Dr. Hamit Bytyqi, duke qenë një ndër klinikat e para private të stomatologjisë në vend. Me një traditë të gjatë dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe profesionalizmit, rrugëtimi ynë është pasuruar më tej nga puna e Dr. Shkumbin Bytyqi dhe Dr. Noli Bytyqi (i ndjerë), të cilët me vizionin dhe përkushtimin e tyre kanë ndihmuar në rritjen e vazhdueshme të klinikës.

Rreth nesh

Sot, Metropolis përfaqëson një qendër moderne stomatologjike, ku përfshihen teknologjitë më të reja dentare dhe një staf i specializuar, i përkushtuar në ofrimin e trajtimeve të sigurta, efikase dhe të personalizuara për çdo pacient. Ne bashkëpunojmë me ekspertë dhe laboratore të certifikuara për të siguruar standardet më të larta të shërbimit. Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i shëndetit oral dhe mirëqenies së pacientëve tanë, duke ndërtuar buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukura që zgjasin një jetë.

Shërbime dentare mobile

Ofrojmë shërbime dentare mobile për pacientët me aftësi të kufizuara dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda kronike, të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në klinikë. Ky shërbim synon të sigurojë kujdesin e nevojshëm stomatologjik në mënyrë të sigurt, komode dhe të personalizuar, direkt në ambientin ku ndodhen pacientët.