Endodonci

Endodoncia është një degë e stomatologjisë që trajton infeksionet dhe dëmtimet e nervit të dhëmbit (pulpa dentare). Qëllimi i trajtimit endodontik është të shpëtojë dhëmbin nga nxjerrja duke eliminuar infeksionin dhe duke ruajtur funksionin e tij.

Kur nevojitet trajtimi endodontik?

  • Dhimbje e fortë dhe e vazhdueshme
  • Ndjeshmëri ndaj të ftohtit apo të ngrohtit
  • Dëmtime të thella ose karies të avancuar
  • Inflamacion ose absces në rrënjën e dhëmbit

Si realizohet trajtimi?

Trajtimi përfshin pastrimin e kanalit të rrënjës, dezinfektimin e tij dhe më pas mbushjen me materiale speciale për të parandaluar rikthimin e infeksionit. Procedura zakonisht realizohet në një ose dy seanca dhe është e padhembshme falë anestezisë lokale dhe teknologjisë moderne që përdorim në klinikën tonë. Trajtimi endodontik është mënyra më e mirë për të ruajtur dhëmbin tuaj natyral dhe për të shmangur ndërhyrje më të rënda në të ardhmen.