Kujdesi ndaj buzëqeshjes suaj është prioriteti ynë. Ofrojmë shërbime të ndryshme dentare për të garantuar shëndetin dhe estetikën e dhëmbëve tuaj.

Klinika Stomatologjike Metropolis
Është themeluar në vitin 1992 nga Dr. Hamit Bytyqi, duke qenë një ndër klinikat e para private të stomatologjisë në vend. Me një traditë të gjatë dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe profesionalizmit, rrugëtimi ynë është pasuruar më tej nga puna e Dr. Shkumbin Bytyqi dhe Dr. Noli Bytyqi (i ndjerë), të cilët me vizionin dhe përkushtimin e tyre kanë ndihmuar në rritjen e vazhdueshme të klinikës.
Rreth Nesh23
Vite përvojë pune
2,500+
Paciente
Çka thonë pacientët për ne!

Arbëresha M.
"Shërbim profesional dhe pa dhimbje. Ndjehem i sigurt çdo herë."

Drita T..
"Doktori punon me shumë kujdes. Nuk do e ndërroja klinikën!"

Valdrin R.
Shëndet, besim dhe buzëqeshje – çdo herë.
Na KontaktoniPyetjet më të shpeshta
A është vizita dentare e dhimbshme?
Jo, trajtimet tona janë të dizajnuara për t'ju ofruar rehati maksimale. Ne përdorim teknika moderne dhe pajisje që minimizojnë çdo dhimbje.
Çfarë shërbimesh ofroni?
Ne ofrojmë shërbime të plota dentare, përfshirë pastrim dhe higjienë orale, trajtime ortodontike, estetike, implantologji dhe kirurgji orale.
Sa shpesh duhet të vizitoj dentistin?
Për një shëndet të mirë oral, rekomandohet të bëni një kontroll çdo 6 muaj për të parandaluar probleme të mundshme.
Si mund të rezervoj një takim?
Mund të na kontaktoni përmes telefonit, emailit ose mund të bëni rezervimin direkt përmes faqes sonë të internetit.
A ofroni shërbime për fëmijë?
Po, ne ofrojmë kujdes të specializuar për fëmijë, duke siguruar një eksperiencë pa stres dhe të këndshme për ta.
“Stafi shumë i sjellshëm, doktori i mrekullueshëm. Jam super e kënaqur!”